Implementim ISO
EON nuk lëshon certifikata — ne implementojmë sistemin e menaxhimit ISO që qëndron pas tyre. Në Shqipëri shpesh mendohet se certifikata ISO merret “gati”, pa zbatim real; por një certifikatë pa një sistem që funksionon vërtet nuk e mbron biznesin dhe bie që në auditin e parë. Ne ju ndërtojmë procesin real — nga gap analysis te dokumentacioni, trajnimet dhe auditi i brendshëm — dhe ju përgatisim për certifikimin nga një organ i pavarur i akredituar: ISO 9001 (Cilësi), 14001 (Mjedis), 45001 (Siguri), 50001:2018 (Energji). Konsulentët tanë janë Lead Auditor të certifikuar (AICQ-SICEV).
Kualifikimet e konsulentëve tanë
- Lead Auditor — Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2015 — AICQ-SICEV n.91
- Lead Auditor — Sistemet e Menaxhimit Mjedisor ISO 14001:2015 — AICQ-SICEV n.92
- Lead Auditor — Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë OHSAS 18001:2007 — AICQ-SICEV n.93
- Lead Auditor — Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë ISO 45001:2018 — AICQ-SICEV n.232
- Internal Auditor — Sistemet e Menaxhimit të Energjisë ISO 50001:2001 — AICQ-SICEV n.117
- Konsulent & Projektues — Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2015
- Konsulent & Projektues — Sistemet e Menaxhimit Mjedisor ISO 14001:2015
- Konsulent & Projektues — Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë OHSAS 18001:2007
- Konsulent & Projektues — Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë ISO 45001:2018
- Konsulent & Projektues — Sistemet e Menaxhimit të Energjisë ISO 50001:2001
- Përgjegjës i Sistemit të Integruar QHSE — AICQ-SICEV n.174