AL +355 69 94 12 741
Keni pyetje?
AL +355 69 94 12 741
Keni pyetje?

AML

SHËRBIMI

AML

EON asiston subjektet e detyruara në zbatimin e kërkesave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, përfshirë procedurat e brendshme, njohjen e klientit dhe raportimin e transaksioneve të dyshimta.

 

Mbështesim organizatat në ndërtimin e proceseve të qarta dhe dokumentacionit të nevojshëm për përmbushjen e detyrimeve ndaj Autoritetit të Inteligjencës Financiare (AIF).

Çfarë përfshin

Një sistem i strukturuar për identifikimin e riskut, kontrollin e klientëve dhe përmbushjen e detyrimeve AML.

Vlerësimi i riskut

Identifikimi dhe vlerësimi i risqeve që lidhen me klientët, aktivitetin dhe transaksionet.

Procedurat e brendshme

Hartimi dhe organizimi i procedurave për parandalimin dhe menaxhimin e risqeve AML.

Njohja e klientit

Zbatimi i proceseve të due diligence për identifikimin dhe verifikimin e klientëve.

Raportimi & Trajnimi

Mbështetje për raportimin e transaksioneve të dyshimta dhe trajnimin e stafit mbi detyrimet AML.

Shërbimet Tona

AML-eonimpresa-service

PSE TË ZGJIDHNI

Kontroll më i mirë i riskut dhe përputhshmëri me kërkesat AML

Parandalimi i pastrimit të parave kërkon procese të qarta për vlerësimin e riskut, identifikimin e klientëve dhe monitorimin e transaksioneve.

EON ndihmon subjektet e detyruara të organizojnë procedurat e brendshme, dokumentacionin dhe raportimin, duke reduktuar riskun e mospërputhjes dhe duke forcuar kontrollin e brendshëm.

Si funksionon

Një proces i strukturuar për vlerësimin e riskut, kontrollin e klientëve dhe zbatimin korrekt të detyrimeve AML.

01
Analizë fillestare

Vlerësojmë aktivitetin, profilin e riskut dhe procedurat ekzistuese të organizatës.

02
Procedura dhe due diligence

Hartojmë procedurat e brendshme dhe proceset për identifikimin, verifikimin dhe monitorimin e klientëve.

03

Trajnimi i stafit

Trajnojmë personelin për detyrimet AML, identifikimin e rasteve të dyshimta dhe procedurat që duhen ndjekur.

04

Monitorim dhe asistencë

Mbështesim organizatën në përditësimin e procedurave, monitorimin e transaksioneve dhe raportimin kur kërkohet.

Gati të forconi kontrollin AML në organizatën tuaj?

Kontaktoni ekipin tonë për një vlerësim të proceseve aktuale dhe ndërtimin e procedurave të përshtatura për detyrimet AML.

Pyetje të shpeshta

Çfarë përfshin shërbimi AML?
Shërbimi përfshin vlerësimin e riskut, hartimin e procedurave të brendshme, proceset e due diligence, monitorimin e transaksioneve dhe trajnimin e stafit.
Çfarë është due diligence ndaj klientit?
Është procesi i identifikimit, verifikimit dhe vlerësimit të klientit për të kuptuar profilin e tij të riskut dhe natyrën e marrëdhënies së biznesit.
Si trajtohen transaksionet e dyshimta?
Organizata duhet të ketë procedura të qarta për identifikimin, vlerësimin dhe raportimin e rasteve të dyshimta sipas kërkesave përkatëse.
A përfshihet trajnimi i stafit?
Po. EON ofron trajnim për stafin mbi detyrimet AML, identifikimin e risqeve dhe procedurat që duhet të ndiqen.

Shërbime të lidhura

eonimpresa-trajnime-kurse

Trajnime & Kurse

Rrisni njohuritë e stafit për mbrojtjen e të dhënave dhe kërkesat ligjore.

eonimpresa-implementim-iso

Implementim ISO

Sisteme të integruara menaxhimi për një biznes më të sigurt, më efikas dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Gurus – Business Consulting WordPress Theme

Informacion Kontakti

E hënë – E premte, 8:00–16:00
IT +39 071 998 3088
AL +355 69 94 12 741
info@eonimpresa.com

Adresat:

🇮🇹 Via Maestri del Lavoro, Snc — Chiaravalle (Ancona)
🇦🇱 Rruga Kajo Karafili, 26 — Tiranë