{"id":26304,"date":"2022-01-19T15:55:38","date_gmt":"2022-01-19T15:55:38","guid":{"rendered":"https:\/\/www.eonimpresa.com\/?p=2333"},"modified":"2026-10-11T11:57:34","modified_gmt":"2026-10-11T11:57:34","slug":"legjionela-vret-faktoret-kritike-dhe-strategjite-e-parandalimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/legjionela-vret-faktoret-kritike-dhe-strategjite-e-parandalimit\/","title":{"rendered":"LEGJIONELA VRET? FAKTOR\u00cbT KRITIK\u00cb DHE STRATEGJIT\u00cb E PARANDALIMIT"},"content":{"rendered":"<p>Ky bakter \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr patogjen\u00ebt m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm q\u00eb transmetohet p\u00ebrmes ujit.<br \/>\nInfeksioni i shkaktuar nga ky bakter \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7rregullimesh q\u00eb mund t\u00eb variojn\u00eb nga nj\u00eb sindrom\u00eb e leht\u00eb e ngjashme me gripin deri n\u00eb nj\u00eb pneumoni intersticiale m\u00eb serioze, me rezultate ndonj\u00ebher\u00eb fatale.<\/p>\n<p>Nga viti 2000 deri n\u00eb vitin 2019, sipas nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Superior italian (ISS), rastet e Legjioneloz\u00ebs n\u00eb Itali ishin rreth 18.000, me kulmin prej 2.000 pacient\u00ebsh n\u00eb vit (Sh\u00ebnim: n\u00eb faqet e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale (shendetesia.gov.al) dhe n\u00eb faqen e Inspektoratit Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor (ins-shendetesor.gov.al) nuk ka statistika mbi rastet e k\u00ebtij bakteri n\u00eb vendin ton\u00eb).<\/p>\n<p><strong>Shkalla e vdekjes nga Legjionela \u00ebsht\u00eb tejet e lart\u00eb:<\/strong> ajo luhatet mesatarisht midis 3% dhe 10% (shifrat jan\u00eb nj\u00eb mesatare e marr\u00eb nga statistikat e vendeve t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pajisura me legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs dhe kan\u00eb ngritur struktura protokollesh tashm\u00eb efektive nd\u00ebr vite).<\/p>\n<p>T\u00eb qenit t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr problemin dhe t\u00eb dish se si ta trajtosh at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb jet\u00ebn e atyre q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj infektimit.<\/p>\n<h2>Legjionela, m\u00ebnyra e transmetimit t\u00eb bakterit<\/h2>\n<p>Legjionela \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bakter i ashtuquajtur i kudondodhur, i cili gjendet kudo n\u00eb mjedis. Habitati ideal natyror p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga sip\u00ebrfaqet e liqeneve apo lumenjve, burimet termale, akuiferet dhe t\u00eb gjitha mjediset me lag\u00ebshti (dushe, sistemet e centralizuara VRF, umidifikator\u00ebt, kondicioner\u00ebt, hidromasazhet, pishinat etj.).<br \/>\nBakteri mund t\u00eb kontaminoj\u00eb leht\u00ebsisht mjedise artificiale ujore si depozitat, rezervuar\u00ebt, pishinat, impiantet e ujit dhe ajrit t\u00eb kondicionuar t\u00eb nd\u00ebrtesave publike dhe private.<br \/>\nDuke qen\u00eb se k\u00ebto struktura jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb t\u00eb gjitha vendet q\u00eb frekuentohen zakonisht (spitale, sht\u00ebpi, hotele, ambiente sportive, pishina, shkolla, etj.), rreziku p\u00ebr t&#8217;u prekur nga Legjioneloza \u00ebsht\u00eb potencialisht shum\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr infektimin me Legjionel\u00eb, megjithat\u00eb, duhet t\u00eb specifikohet se ky bakter nuk transmetohet nga njeriu n\u00eb njeri. Transmetimi i Legjionel\u00ebs ndodh midis individit dhe ujit t\u00eb kontaminuar.<\/p>\n<h4>Por si ndodh infeksioni? Legjionela transmetohet n\u00eb dy m\u00ebnyra:<\/h4>\n<ul>\n<li>Inhalimi i aerosol\u00ebve q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb Legjionel\u00eb (<strong><em>ajri i kondicioner\u00ebve, hamame, spa etj.<\/em><\/strong>);<\/li>\n<li>Mikro thithje e ujit t\u00eb ndotur (<strong><em>larje dh\u00ebmb\u00ebsh, larjes n\u00eb dush\/vask\u00eb etj.<\/em><\/strong>).<\/li>\n<\/ul>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, t\u00eb gjitha impiantet e ujit dhe impiantet e gjenerimit t\u00eb aerosolit jan\u00eb shoq\u00ebruar me transmetimin e s\u00ebmundjes, si: <strong>dushet, vaskat, impiantet e centralizuara t\u00eb kondicionimit VRF, umidifikator\u00ebt, kondicioner\u00ebt, hidromasazhet, hamamet, SPA-t\u00eb, pishinat, terapit\u00eb me aerosol dhe oksigjen etj..<br \/>\n<\/strong>Legjionela dep\u00ebrton p\u00ebrmes mukozave t\u00eb traktit t\u00eb sip\u00ebrm respirator t\u00eb trupit t\u00eb njeriut, p\u00ebrmes thithjes ose aspirimit t\u00eb ujit t\u00eb sp\u00ebrkatur ose pezulluar n\u00eb aj\u00ebr, q\u00eb p\u00ebrmban bakterin.<br \/>\nRreziku i k\u00ebtyre grimcave t\u00eb ujit t\u00eb kontaminuar lidhet ngusht\u00eb me madh\u00ebsin\u00eb e tyre: p\u00ebr shembull, pikat m\u00eb t\u00eb vogla se 5 mikron jan\u00eb ato q\u00eb mund t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb n\u00eb traktin e posht\u00ebm t\u00eb frym\u00ebmarrjes, duke gjeneruar simptomat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<h2>Legjionela vret: cil\u00ebt jan\u00eb faktor\u00ebt kritik\u00eb<\/h2>\n<p>Fakti q\u00eb e nj\u00ebjta specie Legjionel\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb dy forma klinike t\u00eb dallueshme varet n\u00eb thelb nga 3 faktor\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>Sh\u00ebndeti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i subjektit prit\u00ebs;<\/li>\n<li>Shkalla e ekspozimit ndaj patogjenit (sasia e Legjionel\u00ebs n\u00eb nj\u00eb v\u00ebllim t\u00eb caktuar uji dhe kohe ekspozimi);<\/li>\n<li>Virulenca dhe ngarkesa infektive e sojit bakterial.<\/li>\n<\/ol>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket sh\u00ebndetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb subjektit t\u00eb ekspozuar ndaj bakterit, \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb identifikohen disa faktor\u00eb kritik\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb rezultat vdekjeprur\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebta faktor\u00eb t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe individuale jan\u00eb mbi t\u00eb gjitha:<\/p>\n<ul>\n<li>Mosha e vjet\u00ebr;<\/li>\n<li>Seksi mashkullor;<\/li>\n<li>Konsumimi i cigareve;<\/li>\n<li>Konsumimi i alkoolit;<\/li>\n<li>S\u00ebmundjet kronike t\u00eb mushk\u00ebrive;<\/li>\n<li>Patologjit\u00eb e m\u00ebparshme kronike (diabeti, s\u00ebmundjet kardiovaskulare, insuficienca renale, s\u00ebmundjet kronike etj&#8230;);<\/li>\n<li>Mungesa e imunitetit dhe imunosupresioni (shkaktuar nga s\u00ebmundjet, transplantet e organeve ose trajtimet imunosupresive t\u00eb kancerit).<\/li>\n<\/ul>\n<h2><strong>Cilat jan\u00eb strategjit\u00eb e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar Pneumonin\u00eb Legjionela<\/strong><\/h2>\n<p>Rritja e rasteve me pneumoni nga Legjionela t\u00eb regjistruara vitet e fundit nxjerr n\u00eb pah nga nj\u00ebra an\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin p\u00ebr rrezikun e Legjionel\u00ebs, nga ana tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb promovuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e parandalimit dhe kontrollit t\u00eb impianteve n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p><strong><em>Si\u00e7 tregohet edhe n\u00eb udh\u00ebzimet p\u00ebr parandalimin dhe kontrollin e Legjioneloz\u00ebs (Sh\u00ebnim: si\u00e7 u p\u00ebrmend dhe m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kemi asnj\u00eb normative rregulluese), rreziku i mundsh\u00ebm i marrjes s\u00eb s\u00ebmundjes duhet t\u00eb ulet dhe p\u00ebrmbahet duke miratuar t\u00eb gjitha masat e mbik\u00ebqyrjes, kontrollit dhe parandalimit.<\/em><\/strong><\/p>\n<h2>N\u00eb \u00e7far\u00eb temperature vdes Legjionela dhe si t\u00eb mbahet nj\u00eb impiant i sigurt\u00eb<\/h2>\n<p>Legjionela \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik serioz p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut dhe nj\u00eb rrezik q\u00eb nuk duhet n\u00ebnvler\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb gjitha impiantet e ujit.<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb kufizohet sa m\u00eb shum\u00eb formimi dhe p\u00ebrhapja e pakontrolluar, duke eliminuar kushtet kryesore optimale p\u00ebr zhvillim. Nj\u00eb nga k\u00ebto, si\u00e7 do t\u00eb shohim, \u00ebsht\u00eb <strong>temperatura e ujit<\/strong>.<\/p>\n<p>Disa nga strategjit\u00eb e parandalimit t\u00eb dobishme p\u00ebr minimizimin e rrezikut t\u00eb Legjionel\u00ebs n\u00eb impiantet e ujit mund t\u00eb p\u00ebrmblidhen n\u00eb pikat e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Projektimi i duhur i impianteve q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb ngrohjen e ujit;<\/strong><\/li>\n<li><strong>Shmangja e instalimit t\u00eb tubave me seksione t\u00eb mbyllura q\u00eb formojn\u00eb ngecje dhe parandalojn\u00eb ri qarkullimin e ujit;<\/strong><\/li>\n<li><strong>Pastrimi periodik i impianteve, duke hequr sedimentet dhe ng\u00ebr\u00e7et, dhe duke p\u00ebrdorur dezinfektues efektiv\u00eb p\u00ebr Legjionel\u00ebn si hipoklorit natriumi;<\/strong><\/li>\n<li><strong>T\u00eb kryhet vler\u00ebsimi i rrezikut t\u00eb Legjionel\u00ebs \u00e7do dy vjet (m\u00eb mir\u00eb \u00e7do vit) dhe hartimin e Regjistrit me t\u00eb gjitha mir\u00ebmbajtjet e zakonshme dhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb kryera;<\/strong><\/li>\n<li><strong>Kryerja e shpesht\u00eb e analizave mikrobiologjike t\u00eb ujit \u2013 \u00e7do 3 muaj;<\/strong><\/li>\n<li><strong>Kontrolli i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ujit n\u00eb impiantet e centralizuara dy her\u00eb n\u00eb vit: n\u00eb fillim dhe n\u00eb fund t\u00eb sezonit ftoh\u00ebs, por edhe pas nj\u00eb periudhe jo aktivizimi;<\/strong><\/li>\n<li><strong>Kontrolli i efikasitetit t\u00eb filtrave dhe z\u00ebvend\u00ebsimi periodik i tyre;<\/strong><\/li>\n<li><strong>Trajtime periodike biocide p\u00ebr t\u00eb luftuar rritjen e algave dhe protozoar\u00ebve n\u00eb impiantet q\u00eb jan\u00eb ushqim p\u00ebr Legjionel\u00ebn;<\/strong><\/li>\n<li><strong>Kryerja e programeve t\u00eb trajtimit t\u00eb ujit, t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar formimin e foleve t\u00eb Legjionel\u00ebs.<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket temperatur\u00ebs s\u00eb ujit, si\u00e7 tham\u00eb, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb kjo t\u00eb mbahet mbi kufirin q\u00eb favorizon p\u00ebrhapjen e bakterit (25 &#8211; 55\u00b0C). Temperatura optimale p\u00ebr Legjionel\u00ebn \u00ebsht\u00eb rreth 35-37\u00b0C.<br \/>\nN\u00ebn 25\u00b0C bakteri mbijeton por \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb fjetur. N\u00eb 45\u00b0C, Legjionela ndalon s\u00eb rrituri. Nd\u00ebrsa temperatura rritet, duke kaluar 50\u00b0C, me shpejt\u00ebsi bakteri pushon s\u00eb jetuari.<br \/>\nKujtojm\u00eb q\u00eb k\u00ebto masa nuk garantojn\u00eb q\u00eb nj\u00eb impiant t\u00eb jet\u00eb pa Legjionela. Megjithat\u00eb, ato ndihmojn\u00eb n\u00eb reduktimin e rrezikut t\u00eb kontaminimit me rezultate potencialisht fatale.<\/p>\n<p><strong>Ne Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb e detyrueshme q\u00eb pishinat, hotelet dhe \u00e7do ambient tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrdor kondicionim duhet t\u00eb kryej\u00eb analizat p\u00ebr Legjionel\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb plani ku jan\u00eb p\u00ebrcaktuar vendet e marrjes s\u00eb mostrave si dhe frekuenc\u00ebn e tyre. Standardi global per analizimin e Legjionel\u00ebs \u00ebsht\u00eb ISO 11731:2017.<\/strong><\/p>\n<p>Burimi: legionella.it<br \/>\nP\u00ebrgatiti n\u00eb shqip: Studio EON<\/p>\n<p>N\u00ebse keni nevoj\u00eb p\u00ebr asistenc\u00eb dhe p\u00ebr kontrollin e prezenc\u00ebs s\u00eb Legjionel\u00ebs ose p\u00ebr redaktimin e DVR (Dokumentit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Riskut), na kontaktoni.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ky bakter \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr patogjen\u00ebt m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm q\u00eb transmetohet p\u00ebrmes ujit. Infeksioni i shkaktuar nga ky bakter \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7rregullimesh q\u00eb mund t\u00eb variojn\u00eb nga nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26547,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[93],"tags":[],"class_list":["post-26304","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26304","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26304"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26304\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26360,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26304\/revisions\/26360"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26547"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26304"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26304"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26304"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}