{"id":26301,"date":"2021-08-23T20:53:34","date_gmt":"2021-08-23T20:53:34","guid":{"rendered":"https:\/\/www.eonimpresa.com\/?p=1771"},"modified":"2026-10-28T20:21:17","modified_gmt":"2026-10-28T20:21:17","slug":"akulloret-me-substanca-kancerogjene-dhe-pergjegjesia-e-aku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/akulloret-me-substanca-kancerogjene-dhe-pergjegjesia-e-aku\/","title":{"rendered":"Akulloret me substanca kancerogjene dhe pergjegjesia e AKU!"},"content":{"rendered":"<p>A ka pergjegjesi AKU per shitjen dhe konsumimin e akulloreve te sinjalizuara per pranine e oksidit te etilenit? JO, ne vijim arsyet.<\/p>\n<p>Historia fillon me terheqjen nga tregu per disa produkte <strong>potencialisht<\/strong> t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr sh\u00ebndetin: behet fjale per akullore te disa markave te njohura me nj\u00eb prani t\u00eb lart\u00eb t\u00eb oksidit t\u00eb etilenit.<\/p>\n<p>Si nisi.<br \/>\nMe date 29 qershor drejtoria franceze per ndalimin e mashtrimeve ushqimore (DGCCRF) leshoi nje alert per pranine e oksidit t\u00eb etilenit, nj\u00eb pesticid shum\u00eb i rreziksh\u00ebm i ndaluar ne Evrope qe ne 2011, n\u00eb dy stabilizante, mielli i karobit dhe goma guar. Keto stabilizante perdoren p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar struktur\u00ebn e akulloreve dhe p\u00ebr t\u00eb ngadal\u00ebsuar shkrirjen e tyre n\u00eb temperatur\u00ebn e ambientit. Ndotja me oksid etileni p\u00ebrfshin akullore n\u00eb vaska plastike, gota, shkopinj, sherbet dhe parfaite.\u00a0 Flitet p\u00ebr mbi 7000 denoncime per 100 produkte nga marka t\u00eb ndryshme, listen e produkteve ne France mund ta verifikoni ne <a href=\"https:\/\/www.economie.gouv.fr\/dgccrf\/rappel-de-produits-contenant-du-sesame-glaces-et-sorbets\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">link<\/a>.<br \/>\nSi mund te shikojme kemi te bejme me nje numer shume te larte produktesh, dhe duke qene se perdorimi i ketyre stabilizanteve eshte i gjere.<br \/>\nSidoqoft\u00eb, p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm n\u00eb sasi t\u00eb vogla n\u00eb prodhimin e akullores. N\u00eb produktin e p\u00ebrfunduar, p\u00ebrmbajtja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ul\u00ebt dhe shum\u00eb n\u00ebn vler\u00ebn limit. Prandaj, lajmi i mir\u00eb: nuk ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rrezik, sigurojn\u00eb kompanite perkatese te cilat kane aktivizuar procedurat e terheqjes nga tregu per nje arsye kujdesi.<\/p>\n<p>Me pas.<br \/>\nKompania MARS, pergjegjese per shumicen e produkteve, aktivizon proceduren e gjurmueshmerise per produktet qe dyshohen te kontaminuara per substancat e siperpermendura. Me 20 korrik fillon terheqja nga tregu austriak i produkteve ne fjale, me 5 gusht leshohet alerti ne Itali dhe me gjere.<\/p>\n<p><em>Po ne Shqiperi?<\/em><br \/>\nNe Shqiperi nuk ekziston nje divizion i kesaj kompanie dhe nuk dime nese ka distributore te autorizuar te drejteperdrejte te njoftuar nga kompania pergjegjese. Ne kete situate AKU i referohet, sipas procedures, portalit RASFF.<br \/>\nPo \u00e7fare eshte <a href=\"https:\/\/ec.europa.eu\/food\/safety\/rasff-food-and-feed-safety-alerts_it\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">portali RASFF<\/a> \u2013 Sistemi i Paraljmerimit te Shpejte per Ushqimin: Ai eshte nj\u00eb mjet ky\u00e7 p\u00ebr t\u00eb siguruar rrjedh\u00ebn e informacionit p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar reagim t\u00eb shpejt\u00eb kur rreziqet p\u00ebr sh\u00ebndetin publik zbulohen n\u00eb zinxhirin ushqimor.<br \/>\nKrijuar n\u00eb 1979, RASFF mund\u00ebson q\u00eb informacioni t\u00eb ndahet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase midis an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij (autoritetet komb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb ushqimit t\u00eb Shteteve An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, Komisioni, EFSA, ESA, Norvegjia, Lihtenshtajni, Islanda dhe Zvicra) edhe pse Shqiperia nuk ben pjese, AKU me te drejte ka zgjedhur ti referohet. Ky sistem ofron nj\u00eb sh\u00ebrbim per te siguruar dergimin, marrjen dhe pergjigjen efikase dhe kolektive te sinjalizimeve urgjente. Informacioni jet\u00ebsor i shk\u00ebmbyer p\u00ebrmes RASFF mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb t\u00ebrheqjen e produkteve nga tregu.<\/p>\n<p><em>A ka faj AKU?<\/em><br \/>\nTerheqja nga tregu e nje produkti te sinjalizuar ne RASFF eshte nje procedure sistematike ditore. Sidomos ne periudhen e veres ka nje ngritje te sinjalizimeve ne portal qe mund te verifikohen ne <a href=\"https:\/\/ec.europa.eu\/food\/safety\/rasff-food-and-feed-safety-alerts_it\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">website<\/a> nga kushdo.<\/p>\n<p><strong>AKU, edhe ne kete rast mediatik, ka zbatuar nje procedure normale te cilen e aplikon ne perditshmeri.<\/strong><\/p>\n<p><em>Pse nuk kontrolloi AKU sapo lajmi doli ne media?<\/em><br \/>\nProcedurat e sigurise ushqimore nuk funksionojne keshtu, ato mbeshteten ne legjislacionin ne fuqi dhe ne faktorin e riskut. Per \u00e7do institucion boteror, edhe te vendeve me te perparuara, do te ishte e pamundur te ndiqte \u00e7do sinjalizim jo-zyrtar neper media apo rrjete sociale.<br \/>\nSistemi i gjurmueshmerise, bazuar ne sistemin e procedurave te analizes se riskut HACCP, duhet te aplikohet nga cdo biznes ushqimor dhe ne momentin qe sinjalizohet prezenca e kontaminuesve aktivizohet sinjalizimi ne autoritetin e kontrollit si dhe terheqja nga tregu dhe me pas asgjesimi i produkteve te rrezikshme.<\/p>\n<p><em>Po 11.7 ton produkte akullore te kontaminuara te konsumuara ne tregun shqiptar nuk jane faji i AKU?<\/em><br \/>\nSi\u00e7 referohemi dhe ne fillim te artikullit nuk jemi ne prani te rrezikut te sigurte por te nje rreziku potencial. Ne Shqiperi jane konsumuar 11.7 ton produkte akullore, por te jemi te sigurte qe ne ditet ne vijim do te zbulohen dhe produkte te tjera ku jane perdorur ato stabilizante, ne vendet e rajonit konsumi i tyre eshte eksponencialisht me i larte.<br \/>\n<strong>AKU ka pergjegjesi vetem per menaxhimin e riskut ushqimor dhe nuk mund ti japim aftesi hyjnore duke bere te mundur eleminimin e tij.<\/strong><\/p>\n<p><em>A do ishte ne gjendje AKU te verifikonte nje risk te tille?<\/em><br \/>\nJo. Pergjigja eshte shume e thjeshte sepse AKU mund te kete shume gabime por mungesa e laboratoreve te akredituar nuk hyn ne pergjegjesite e insitucionit.<\/p>\n<p>Ne rastin e akulloreve me prani pesticidesh, por dhe te produkteve qe mund te verifikoni ne portalin evropian, mendojme qe AKU zbaton me perpikmeri procedurat e sigurise ushqimore.<\/p>\n<p>P.S.<br \/>\nNe oret ne vijim eshte leshuar nje sinjalizim edhe per nje produkt te markes MILKA dhe te disa markave te tjera.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A ka pergjegjesi AKU per shitjen dhe konsumimin e akulloreve te sinjalizuara per pranine e oksidit te etilenit? JO, ne vijim arsyet. Historia fillon me terheqjen nga tregu per disa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26552,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[97],"tags":[],"class_list":["post-26301","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-siguria-ushqimore-haccp"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26301","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26301"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26301\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27666,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26301\/revisions\/27666"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26552"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26301"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26301"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26301"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}