{"id":26300,"date":"2021-07-15T10:51:06","date_gmt":"2021-07-15T10:51:06","guid":{"rendered":"https:\/\/www.eonimpresa.com\/?p=1753"},"modified":"2026-10-11T11:58:05","modified_gmt":"2026-10-11T11:58:05","slug":"dikush-te-trajnoje-aku-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/dikush-te-trajnoje-aku-ne\/","title":{"rendered":"Dikush te trajnoje AKU-ne!"},"content":{"rendered":"<p>Problemi \u00ebsht\u00eb urgjent: Dikush te trajnoje AKU-ne.<\/p>\n<p>Kur Studio EON, e cila ushtron aktivitetin e saj, nder te tjera dhe Sigurin\u00eb Ushqimore, ne Itali dhe ne BE prej vitit 2008, hapi filialin e saj ne Tirane gjith\u00e7ka do te priste por kurr\u00eb nuk do te imagjinonte qe niveli i interpretimeve te k\u00ebtij institucioni kaq te r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm per vendin, do te ishin nj\u00eb teat\u00ebr absurdi.<br \/>\nMbase profesinalitetet e gabuara ne pozicione te gabuara, mbase vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb akoma ne nj\u00eb tranzicion te vazhduesh\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb e pashpjegueshme qe \u00e7do dite nj\u00eb biznes ushqimor zgjohet dhe gjendet p\u00ebrpara nj\u00eb opinioni jo vet\u00ebm joshkencor por dhe ne kund\u00ebrshtim me praktiken dhe legjislacionin e vendeve te BE (por dhe standardin bot\u00ebror), legjislacion nga i cili \u00ebsht\u00eb kopjuar t\u00ebr\u00ebsisht legjislacioni yn\u00eb ushqimor.<\/p>\n<p>N\u00ebse do te b\u00ebnim nj\u00eb kronologji te risive absurde qe kemi hasur me interpretimet e AKU-se, qe nga viti 2016, p\u00ebrve\u00e7 disa hap\u00ebsirave sporadike, do binte ne sy nj\u00eb skenar i trisht\u00eb: ne ket\u00eb institucion, \u00e7do m\u00ebngjes, nj\u00eb burokrat zgjohet dhe krijon nj\u00eb interpretim mbi nj\u00eb fushe tashme te strukturuar fare mire nga fqinj\u00ebt e p\u00ebrparuar por dhe nga ata qe ndjejm\u00eb si me pran\u00eb, Kosova apo Maqedonia. Por prape, burokrati nd\u00ebrton nj\u00eb risi interpretuese kaotike dhe joprofesionale qe do te shkaktoje shiun e nj\u00eb mije problemeve mbi bizneset ushqimore.<\/p>\n<p>Sot gjendemi p\u00ebrpara nj\u00eb interpretimi tjet\u00ebr, totalisht absurd, por qe per institucionin e AKU-se duket normal: Certifikata DDD. Po te shikojm\u00eb postimet ditore te profilit zyrtar ne Facebook te Autoritetit Komb\u00ebtar te Ushqimit, nder te tjera do te v\u00ebreni edhe k\u00ebt\u00eb paragraf (<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/permalink.php?story_fbid=4137442219671395&amp;id=935772266505089\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">postim i dat\u00ebs 12\/07\/2021<\/a>, por postimet jan\u00eb ditore):<\/p>\n<blockquote><p><em>Gjat\u00eb kontrolleve zyrtare n\u00eb operator\u00ebt e biznesit ushqimor jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 47 masa me paralajm\u00ebrim. K\u00ebto masa jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr munges\u00eb rinovimi t\u00eb librez\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb personelit, p\u00ebr rinovim t\u00eb analiz\u00ebs bakteriologjike t\u00eb ujit*<strong>, tejkalimit t\u00eb afatit t\u00eb planit DDD.<\/strong><\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb konkretisht \u201cplani DDD\u201d, dhe si mund te \u201ctejkalohen afatet\u201d e k\u00ebtij plani?<br \/>\nNe te v\u00ebrtete plani DDD (Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monitorim qe biznesi ushqimor duhet te operoje ne forme te vazhdueshme.<br \/>\n\u201cTejkalimi i afatit\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risi t\u00ebr\u00ebsisht shqiptare dhe nuk kuptojm\u00eb ne \u00e7far\u00eb konteksti mund te tejkalohen afatet, p\u00ebrve\u00e7se ne mos monitorimin e rreziqeve nga d\u00ebmtuesit. Por ne k\u00ebt\u00eb rast, autoritet e vendeve te BE b\u00ebjn\u00eb menj\u00ebher\u00eb pezullimin e aktivitetit deri ne rikthimin ne normalizim te pragut te rrezikut se subjektit, dhe kurr\u00eb nuk do te mendonin ta anashkalonin me nj\u00eb \u201cparalajm\u00ebrim\u201d.<\/p>\n<p>Rregulloret (KE) 852-853-854 dhe 882\/2004 (ndryshuar nga Rregullorja BE 625\/2017) t\u00eb Parlamentit Evropian dhe t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb 29 Prillit 2004 mbi higjien\u00ebn e produkteve ushqimore (paketa e higjien\u00ebs), detyrojn\u00eb Operatoret e Biznesit Ushqimor t\u00eb zhvillojn\u00eb dhe zbatojn\u00eb Manualin HACCP i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga shum\u00eb skeda ku raportohen periodikisht veprimet e vet\u00ebkontrollit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur higjien\u00ebn e ushqimit, p\u00ebrfshir\u00eb planin e kontrollit t\u00eb d\u00ebmtuesve DDD (parazit\u00eb, brejt\u00ebs dhe insekte).<\/p>\n<p>Operatori i Biznesit Ushqimor (OBU), p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr planin e vet\u00ebkontrollit, si\u00e7 raportohet n\u00eb &#8220;Manualin HACCP: parandalimi dhe kontrolli i d\u00ebmtuesve&#8221;, duhet te pajiset me nj\u00eb plan DDD i menaxhuar ne m\u00ebnyre autonome (vetjake) ose mund te mb\u00ebshtetet ne nj\u00eb subjekt te specializuar. Plani i vet\u00ebkontrollit HACCP k\u00ebrkon qe te vendoset nj\u00eb &#8220;prag rreziku&#8221; p\u00ebr secilin d\u00ebmtues, nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb, p\u00ebrmes monitorimit, nuk duhet t\u00eb tejkalohet. N\u00ebse, p\u00ebr shkaqe aksidentale, t\u00eb kufizuara n\u00eb zonat e jashtme dhe\/ose te brendshme te subjektit, pragu i rrezikut tejkalohet lind nevoja per nj\u00eb nd\u00ebrhyrje per dezinfektim prape ne forme vetjake ose nga nj\u00eb subjekt i specializuar.<br \/>\nNdryshe nga interpretimi i AKU-se, legjislacioni BE dhe ai shqiptar parashikojn\u00eb \u201cvet\u00ebkontroll\u201d nepermjet protokollit HACCP.<br \/>\nN\u00ebse rezultati i veprimit nuk p\u00ebrputhet me pragun e p\u00ebrcaktuar te rrezikut, OBU ne bashk\u00ebpunim me p\u00ebrgjegj\u00ebsin e parandalimit rishikon planin e vet\u00ebkontrollit ne k\u00ebrkim te ndonj\u00eb faktori rreziku t\u00eb harruar ose t\u00eb pa vler\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Shpesh subjektet zgjedhin te mb\u00ebshteten nga subjekte te specializuara, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje e mb\u00ebshtetur totalisht ne vet\u00ebkontroll.<br \/>\n<em>Zakonisht, subjektet e specializuara, ne fund te dezinfektimit, l\u00ebshojn\u00eb nj\u00eb \u201cCertifikate DDD\u201d.<\/em><em><br \/>\nK\u00ebtu lind interpretimi i AKU-se, e cila, si\u00e7 duket dhe nga aktiviteti i publicizuar ne profilin zyrtar ne Facebook, ka ide konfuze mbi planin DDD dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin e zbatimit te tij. <\/em><\/p>\n<p>Plani DDD, si parashikohet nga Udh\u00ebzimi Nr. 20, date 25.11.2010 (Plani HACCP), zbatohet ne autonomi nga Operatori i Biznesit Ushqimor i cili zgjedh n\u00ebse e aplikon vete k\u00ebt\u00eb plan apo ia delegon nj\u00eb subjekti te specializuar.<\/p>\n<p>AKU i bie shkurt: <strong>k\u00ebrkon certifikat\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p>Te gjendur p\u00ebrpara k\u00ebrkes\u00ebs se habitshme te nj\u00eb trupe inspektuese gjate kontrollit ne nj\u00eb subjekt ushqimor, menduam qe ishte thjeshte trupa inspektuese qe kishte nevoje per nj\u00eb rifreskim te p\u00ebrkufizimit teknik te &#8220;planit DDD&#8221; dhe k\u00ebshtu i k\u00ebrkuam informacion te m\u00ebtejsh\u00ebm adres\u00ebs zyrtare te emailit te institucionit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<blockquote><p><em><strong><u>From:<\/u><\/strong> <a href=\"mailto:eongroup@eonimpresa.com\">eongroup@eonimpresa.com<\/a> &lt;<a href=\"mailto:eongroup@eonimpresa.com\">eongroup@eonimpresa.com<\/a>&gt;<u><br \/>\n<strong>Sent:<\/strong><\/u> Wednesday, June 16, 2021 10:48 AM<u><br \/>\n<strong>To:<\/strong><\/u> info aku<u><br \/>\n<strong>Subject:<\/strong><\/u> Subjektet qe duhet te pajisen me certifikate DDD<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0Pershendetje,<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0Me kete per te kerkuar informacion mbi subjektet qe duhet te pajisen me <strong><u>certifikate DDD<\/u><\/strong>.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne pritje te pergjigjes tuaj, ju urojme pune te mbare!<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb qe institucioni nuk vonon ne kthim p\u00ebrgjigjen, dhe pse p\u00ebrmbajtja ka informacione \u00e7orientuese, te shumta dhe te panevojshme per nj\u00eb k\u00ebrkese informacioni fare te thjeshte. Kjo e b\u00ebn te v\u00ebshtir\u00eb edhe per ne qe jemi teknike dhe konsulent\u00eb te fush\u00ebs te kuptojm\u00eb p\u00ebrmbajtjen.<\/p>\n<blockquote><p><em><strong><u>Da:<\/u><\/strong> info aku &lt;<a href=\"mailto:info@aku.gov.al\">info@aku.gov.al<\/a>&gt;<u><br \/>\n<strong>Inviato:<\/strong><\/u> mercoled\u00ec 16 giugno 2021 15:09<u><br \/>\n<strong>A:<\/strong><\/u> <a href=\"mailto:eongroup@eonimpresa.com\">eongroup@eonimpresa.com<\/a><u><br \/>\n<strong>Cc:<\/strong><\/u> Klaudio Gica &lt;<a href=\"mailto:Klaudio.Gica@aku.gov.al\">Klaudio.Gica@aku.gov.al<\/a>&gt;<u><br \/>\n<strong>Oggetto:<\/strong><\/u> Re: Kthim P\u00ebrgjigje<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb nderuar,<\/em><\/p>\n<p><em>Referuar pyetjes Tuaj<strong><u>:\u00a0\u201cP\u00ebr informacion ne lidhje me subjektet qe duhet te pajisen me certifikat\u00ebn e sh\u00ebrbimit\u00a0DDD\u201d, Ju informojm\u00eb se:<\/u><\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Fillimisht personi \u00ebsht\u00eb i detyruar q\u00eb t\u00eb kryej regjistrimin e biznesit t\u00eb tij n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit (QKB). Subjektet qe kryejn\u00eb aktivitet me pakice nuk licencohen, pra nuk jan\u00eb te detyruar te pajisen me licence ne (QKB), por k\u00ebto subjekte jan\u00eb te detyruara te njoftojn\u00eb Drejtorit\u00eb Rajonale te AKU, p\u00ebr vendin e kryerjes se aktivitetit dhe natyr\u00ebn e tij jo me vone se 30 dite nga fillimi i veprimtaris\u00eb me pakice. N\u00ebse subjekti kryen aktivitet me shumice \u00ebsht\u00eb i detyruar qe te beje k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr regjistrim pran\u00eb QKB. Ne faqen zyrtare te k\u00ebtij institucioni jan\u00eb te afishuara te gjitha dokumentet provuese dhe shoq\u00ebruese te cilat duhet te dor\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb subjekt ne momentin e aplikimit, ku nder te te tjera duhet te p\u00ebrcaktoj\u00eb qartazi edhe n\u00ebnkategorin\u00eb e veprimtaris\u00eb qe k\u00ebrkohet te licencoje, si edhe veprimtarin\u00eb specifike. Qe nga data e aplikimit afati i marrjes se vendimit p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb 30 dite.<\/em><\/p>\n<p><em>Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit (AKU), n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb garantimit t\u00eb zbatimit t\u00eb legjislacionit n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb ushqimore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, kryhen inspektimet n\u00eb Operator\u00ebt e Biznesit t\u00eb Ushqimit p\u00ebr verifikimin e p\u00ebrmbushjes s\u00eb kushteve dhe kritereve ligjore p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit t\u00eb k\u00ebtyre OBU-ve t\u00eb cilat kan\u00eb aplikuar pran\u00eb QKB p\u00ebr t`u licencuar n\u00eb aktivitetet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne lidhje me vendin dhe natyr\u00ebn e aktivitetit t\u00eb subjektit, AKU ushtron inspektimin ne vend p\u00ebr verifikimin e plot\u00ebsimit te kushteve dhe kritereve, sipas legjislacionit ne fuqi. \u00cbsht\u00eb detyre e \u00e7do Operatori te Biznesit Ushqimor qe p\u00ebrgatit, p\u00ebrpunon, trajton, ruan dhe magazinon, produkte ushqimore ne mjedise te ushtrimit te aktivitetit me pakice apo shumice, te siguroje zbatimin me rigorozitet te k\u00ebrkesave dhe kushteve te p\u00ebrgjithshme dhe te ve\u00e7anta\u00a0 te higjien\u00ebs, rregullat dhe standardet e detyrueshme tekniko teknologjike, ne ambientet e tij, si dhe dokumentacion te rregullt te produkteve ushqimore sipas k\u00ebtij legjislacioni:<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0Ligjin Nr. 9863, dat\u00eb 28.01.2008 \u201cP\u00ebr Ushqimin\u201d i ndryshuar;<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0Ligjin Nr. 10433, dat\u00eb 16.06.2011 \u201cP\u00ebr Inspektimin n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d;<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0VKM-n\u00eb Nr. 1344, dat\u00eb 10.10.2008 \u201cP\u00ebr miratimin e rregullave p\u00ebr etiketimin e produkteve ushqimore\u201d;<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0VKM -n\u00eb Nr. 760, dat\u00eb 16.09.2015 \u201cP\u00ebr k\u00ebrkesat p\u00ebr gjurmimin e ushqimit, ushqimit p\u00ebr kafsh\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb zinxhirit ushqimor\u201d;<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0Udh\u00ebzimin Nr. 22, dat\u00eb 25.11.2010 \u201cP\u00ebr kushtet e p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb higjien\u00ebs p\u00ebr stabilimentet e ushqimit dhe operator\u00ebt e biznesit ushqimor\u00eb\u201d,<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0Udh\u00ebzimin Nr. 20, dat\u00eb 25.11.2010 \u201cP\u00ebr zbatimin e programeve paraprake, t\u00eb praktikave t\u00eb mira t\u00eb higjien\u00ebs, praktikave t\u00eb mira t\u00eb prodhimit dhe procedurave t\u00eb bazuara n\u00eb analiz\u00ebn e rreziqeve dhe pikave kritike t\u00eb kontrollit (HACCP) n\u00eb stabilimentet ushqimore\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu, personeli q\u00eb do t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb subjektin n\u00eb fjal\u00eb duhet t\u00eb pajiset me ket\u00eb dokumentacion : Librez\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, t\u00eb detyrueshme p\u00ebr \u00e7do person cili \u00ebsht\u00eb pjese e personelit qe punon ne fush\u00ebn e trajtimit apo shitjes se ushqimit, si dhe OBU duhet te disponoje analiz\u00ebn e ujit p\u00ebr ngarkes\u00ebn mikrobiologjike, pajisje me planin DDD.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu subjekti duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0Vendodhjen, kushtet dhe gjendjen e stabilimentit, planimetrin\u00eb e prodhimit, zyrat, mjedisin , mjetet e transportit. (n\u00ebse kryen transport)<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0Kushtet higjieno sanitare te prodhimit, p\u00ebrpunimit dhe tregtimit.<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0L\u00ebnd\u00ebt e para, uji, shtesat teknologjike\u00a0 t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pajisura me dokumentacion shoq\u00ebrues.<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0Materialet paketuese q\u00eb p\u00ebrdor t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat ligjore.<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0Te disponoj\u00eb dokumentacion shoq\u00ebruese t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para dhe produktit p\u00ebrfundimtar.<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0Proceset teknologjike qe zbatohen ne prodhim\/p\u00ebrpunim.<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0Drejtuesi teknik. (n\u00eb raste se \u00ebsht\u00eb biznes i madh)<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0Hartimi dhe implementimi i plani HACCP (ne raste se \u00ebsht\u00eb biznes i madh) dhe zbatimin e praktikave t\u00eb mira te pun\u00ebs dhe te higjien\u00ebs (PMH dhe PMP) n\u00eb rastet kur ushtron aktivitet si biznesit i vog\u00ebl.<\/em><\/p>\n<p><em>o\u00a0\u00a0\u00a0Zbatimi e k\u00ebrkesave t\u00eb sistemi i gjurmueshmerise. (faturat e blerje\/shitjeve me flete analizat p\u00ebrkat\u00ebse).<\/em><\/p>\n<p><em><strong><u>Subjektet qe kryejn\u00eb aktivitet ne fush\u00ebn e ushqimit me pakice apo me shumice kane detyrim ligjor referuar\u00a0Udh\u00ebzimit Nr. 20, dat\u00eb 25.11.2010 \u201cP\u00ebr zbatimin e programeve paraprake, t\u00eb praktikave t\u00eb mira t\u00eb higjien\u00ebs, praktikave t\u00eb mira t\u00eb prodhimit dhe procedurave t\u00eb bazuara n\u00eb analiz\u00ebn e rreziqeve dhe pikave kritike t\u00eb kontrollit (HACCP) n\u00eb stabilimentet ushqimore\u201d, te pajisen me certifikat\u00ebn e sh\u00ebrbimit DDD.<\/u><\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr m\u00eb\u00a0shum\u00eb\u00a0informacion\u00a0referuar\u00a0baz\u00ebs\u00a0ligjore, lutemi, konsultohuni\u00a0me\u00a0website-n zyrtare t\u00eb institucionit (<a href=\"http:\/\/www.aku.gov.al\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">www.aku.gov.al<\/a>), duke mbetur n\u00eb kontakt\u00a0p\u00ebr \u00e7do paqart\u00ebsi.<\/em><\/p>\n<p><em>Ju urojm\u00eb dit\u00eb t\u00eb mbar\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em><strong><u>Sektori i Informimit t\u00eb\u00a0Publikut dhe Koordinimit Nd\u00ebrinstitucional<\/u><\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong><u>AUTORITETI KOMB\u00cbTAR I USHQIMIT<\/u><\/strong><\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Me sa kuptohet nga paragrafi i specifikuar, AKU mb\u00ebshtetet, me te drejte, ne Udh\u00ebzimin Nr. 20, date 25.11.2010, por e interpreton si detyrim per subjektet te pajisen me \u201c\u2026certifikat\u00ebn e sh\u00ebrbimit DDD\u201d.<br \/>\nDuke mos u cituar ky dokument ne asnj\u00eb paragraf te referenc\u00ebs ligjore, k\u00ebrkojm\u00eb informacion te m\u00ebtejsh\u00ebm nga AKU.<\/p>\n<blockquote><p><em><strong><u>From:<\/u><\/strong> EON &lt;<a href=\"mailto:eongroup@eonimpresa.com\">eongroup@eonimpresa.com<\/a>&gt;<u><br \/>\n<strong>Sent:<\/strong><\/u> Tuesday, July 6, 2021 10:05 AM<u><br \/>\n<strong>To:<\/strong><\/u> info aku<u><br \/>\n<strong>Cc:<\/strong><\/u> <a href=\"mailto:indrit.tuga@eonimpresa.com\">indrit.tuga@eonimpresa.com<\/a>; <a href=\"mailto:s.mana@eonimpresa.com\">s.mana@eonimpresa.com<\/a>; <a href=\"mailto:elisbilali@hotmail.com\">elisbilali@hotmail.com<\/a>; &#8216;Gerta Bilali&#8217;<u><br \/>\n<strong>Subject:<\/strong><\/u> R: Kthim P\u00ebrgjigje<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0Pershendetje,<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0Ju falenderojme per pergjigjen tuaj por prape mbetemi te paqarte ne referencat qe specifikoni ne email.<\/em><\/p>\n<p><em>Studio jone, si shpesh here ju kemi vene ne dukje, operon prej 13 vjetesh ne vendet e BE ne zbatim te normativave te ndryshme, nder te tjera<\/em><\/p>\n<p><em>edhe Rregulloren KE 852\/04 \u201cMbi higjienen e produkteve ushqimore\u201d, nga e cila eshte perafruar Udhezimi Nr. 20, date 25.11.2010, te ciles ju i referoheni ne pergjigje.<u><br \/>\n<\/u>Por asnjehere, dhe ne asnje vend te BE, nuk kemi hasur interpretim si i juaji mbi sherbimin DDD.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke qene se lexuam me vemendje emailin e derguar, dhe pas konsultimit me te gjitha referencat ligjore ne email, dhe kryesisht me Udhezimin Nr. 20\/2010, e patem<\/em><\/p>\n<p><em>te pamundur te identifikojme percaktimin qe ju i beni \u201cCertifikates DDD\u201d. <\/em><\/p>\n<p><em>Me kete per te ju rikerkuar dispoziten konkrete ne te cilen percaktohet nje detyrim i tille.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne pritje te pergjigjes tuaj, ju urojme pune te mbare!<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Nuk vonon p\u00ebrgjigja e institucionit, i cili k\u00ebsaj rradhe specifikon referenc\u00ebn ligjore, duke vazhduar ne interpretimin arbitrar te nj\u00eb &#8220;certifikate&#8221; qe nuk gjendet as ne citimin e tyre:<\/p>\n<blockquote><p><em>Da: info aku &lt;<a href=\"mailto:info@aku.gov.al\">info@aku.gov.al<\/a>&gt;<u><br \/>\n<strong>Inviato:<\/strong><\/u> marted\u00ec 6 luglio 2021 12:37<u><br \/>\n<strong>A:<\/strong><\/u> EON &lt;<a href=\"mailto:eongroup@eonimpresa.com\">eongroup@eonimpresa.com<\/a>&gt;<u><br \/>\n<strong>Cc:<\/strong><\/u> Klaudio Gica &lt;<a href=\"mailto:Klaudio.Gica@aku.gov.al\">Klaudio.Gica@aku.gov.al<\/a>&gt;<u><br \/>\n<strong>Oggetto:<\/strong><\/u> Re: Kthim P\u00ebrgjigje..<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrsh\u00ebndetje te nderuar,<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr sa k\u00ebrkohet, ne lidhje me baz\u00ebn ligjore te p\u00ebrcaktimit te p\u00ebrmbushjes se detyrimit p\u00ebr \u201cCertifikat\u00ebn DDD\u201d, Ju lutem referojuni sa me posht\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em><strong><u>UDH\u00cbZIM Nr. 20, dat\u00eb 25.11.2010<\/u><\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong><u>SEKSIONI:<\/u><\/strong>\u00a0IV. METODOLOGJIA P\u0401R KONTROLLET ZYRTARE<\/em><\/p>\n<p><em><strong><u>PIKA:<\/u><\/strong>\u00a04. Kontrollet e PMH dhe PMP-ve synojn\u00eb t\u00eb verifikojn\u00eb nj\u00eb zbatim dhe p\u00ebrmbushje t\u00eb<u><br \/>\n<\/u>vazhdueshme dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb aktiviteteve t\u00eb m\u00ebposhtme nga prodhuesit e produkteve ushqimore,\u00a0<strong><u>germa f<\/u><\/strong>:<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em>a)\u00a0Analizimin dhe rishikimin e informacionit lidhur me zinxhirin ushqimor;<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>b)Projektimi dhe mir\u00ebmbajtja e ambienteve dhe pajisjeve;<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em>c)\u00a0Statusin e higjien\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb hap p\u00ebrpara, gjat\u00eb dhe nj\u00eb hap m\u00eb mbas n\u00eb zinxhirin ushqimor;<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>d)Higjien\u00ebn personale dhe gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb personelit;<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em>e)\u00a0Trajnimin e personelit mbi procedurat e pun\u00ebs dhe ato higjienike;<\/em><\/li>\n<li><em><strong><u>f)\u00a0\u00a0Kontrollin ndaj d\u00ebmtuesve (parazit\u00ebve, brejt\u00ebsve dhe insekteve);<\/u><\/strong><\/em><\/li>\n<li><em>g)\u00a0Sigurin\u00eb e ujit;<\/em><\/li>\n<li><em>h) Kontrollin e temperatur\u00ebs s\u00eb ruajtjes s\u00eb ushqimit;<\/em><\/li>\n<li><em>i) Kontrollin e ushqimeve n\u00eb faz\u00ebn e marrjes n\u00eb dor\u00ebzim dhe t\u00eb shp\u00ebrndarjes, dhe t\u00eb gjith\u00eb informacionin shoq\u00ebrues;<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>Duke ju falenderuar p\u00ebr bashk\u00ebpunimin,<\/em><\/p>\n<p><em>Ju urojm\u00eb dit\u00eb t\u00eb mbar\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em><strong><u>Sektori i Informimit t\u00eb\u00a0Publikut dhe Koordinimit Nd\u00ebrinstitucional<\/u><\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong><u>AUTORITETI KOMB\u00cbTAR I USHQIMIT<\/u><\/strong><\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><strong><br \/>\n<\/strong>Tekniket, konsulent\u00ebt dhe avokatet e studios tone nuk arrijn\u00eb te kuptojn\u00eb se ku &#8220;kontrolli&#8221; transformohet ne &#8220;certifikim&#8221;, duke qene qe i pari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i vazhduesh\u00ebm ne kohe, nd\u00ebrsa i dyti nj\u00eb rezultat p\u00ebrfundimtar i nj\u00eb veprimi spot.<br \/>\nNe nuk arrit\u00ebm ta kuptonim se si germa f) te pik\u00ebs 4, ne seksionin IV \u201cKontrollin ndaj d\u00ebmtuesve\u201d, nj\u00eb veprim vetjak i nj\u00eb subjekti, behet nj\u00eb \u201cCertifikim\u201d qe mund te l\u00ebshoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb subjekt i specializuar, pra nj\u00eb pale e trete.<br \/>\nPer keto arsye k\u00ebrkuam specifikim te m\u00ebtejsh\u00ebm te p\u00ebrgjigjes me emailin ne vijim:<\/p>\n<blockquote><p><em><strong>Da:<\/strong> eongroup@eonimpresa.com &lt;eongroup@eonimpresa.com&gt; <\/em><br \/>\n<em><strong>Inviato:<\/strong> marted\u00ec 6 luglio 2021 14:58<\/em><br \/>\n<em><strong>A:<\/strong> &#8216;info aku&#8217; &lt;info@aku.gov.al&gt;<\/em><br \/>\n<em><strong>Cc:<\/strong> indrit.tuga@eonimpresa.com; s.mana@eonimpresa.com; elisbilali@hotmail.com; gertabilali@confindustriaalbania.it<\/em><br \/>\n<em><strong>Oggetto:<\/strong> R: Kthim P\u00ebrgjigje..<\/em><br \/>\n<em><strong>Priorit\u00e0:<\/strong> Alta<\/em><\/p>\n<p><em>Pershendetje,<\/em><\/p>\n<p><em>Pra per te rikapitulluar:<\/em><\/p>\n<p><em>Ju interpretoni mbi bazen e, citojme \u201c<strong>f)\u00a0 Kontrollin ndaj d\u00ebmtuesve (parazit\u00ebve, brejt\u00ebsve dhe insekteve);<\/strong>\u201d qe te gjithe subjektet duhet te pajisen me \u201cCertifikate DDD\u201d?<\/em><\/p>\n<p><em>Ju arrini ne kete interpretim edhe pse \u201cCertifikata DDD\u201d eshte nje sherbim qe ofrohet vetem nga pale te treta, pra nuk eshte nje sherbim qe mund te behet ne aplikim Vetekontrolli?<\/em><\/p>\n<p><em>Ne pritje te pergjigjes tuaj, ju urojme pune te mbare!<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Ne pritje te p\u00ebrgjigjes se institucionit, marrin kuptim postimet e vazhdueshme ne profilin zyrtar te AKU-se ku flitet per <strong>\u201c\u2026 tejkalim te afatit te planit DDD\u201d<\/strong>, pra thjesht ka skaduar data e nj\u00eb Certifikate DDD qe subjektet as nuk e kane detyrim ta ken\u00eb. Po at\u00ebher\u00eb per \u00e7far\u00eb i paralajm\u00ebron AKU keto subjekte?<\/p>\n<p>Trupa inspektuese, social media manager dhe kush p\u00ebrgjigjet ne adres\u00ebn zyrtare te email te institucionit AKU me siguri kane nevoje per nj\u00eb rifreskim mbi nocionet teknike te planit DDD.<br \/>\nDikush duhet ti shpjegoje se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan DDD, si aplikohet, si monitorohet, si korrigjohet dhe si kontrollohet nga organet inspektuese.<\/p>\n<p>Legjislacioni ushqimor vendas i ka rr\u00ebnj\u00ebt ne vitin 2008 me ligjin Nr. 9863\/2008, dhe me pas me p\u00ebrafrimin e Rregullores KE 852\/2004 ne Udh\u00ebzimin Nr. 20\/2011 (HACCP).<br \/>\nPlot 10 vjet nga Udh\u00ebzimi HACCP dhe akoma gjendemi p\u00ebrball\u00eb interpretimeve te k\u00ebtij lloji.<br \/>\nStandardi qe ekziston prej 2004, behet i pamundur per bizneset vendase apo te huaja te aplikohet ne Shqip\u00ebri pasi ato p\u00ebrplasen, akoma ne 2021, me problematika te izoluara qe shfaqen vet\u00ebm ne vendin tone. Jo rralle here dhoma tregtare te huaja kane shprehur habi dhe na jan\u00eb drejtuar per te kuptuar me konkretisht keto lloj interpretimesh ndaj te cilave dhe konsulent\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb dor\u00ebzuar te kuptojn\u00eb.<\/p>\n<p>Me siguri, si here te tjera (<a href=\"https:\/\/www.eonimpresa.com\/mbi-interpretimet-e-aku-dhe-qkl\/?lang=sq\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shih gjobat absurde mbi QKL qe sot nuk duken me ne postimet e institucionit<\/a>), AKU p\u00ebrgjigjet me refrenin \u201cbizneset kane te gjitha hap\u00ebsirat ligjore te kund\u00ebrshtojn\u00eb interpretimet\u201d dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, bizneset vendase ne shumic\u00ebn e rasteve nuk b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebrpos ankesave me goje apo neper mediat sociale, por gjithsesi mendojm\u00eb qe do te ishte mire qe protokollet e siguris\u00eb ushqimore te ishte i afte ti zbatonte institucioni p\u00ebrkat\u00ebs dhe jo nj\u00eb gjykat\u00ebs.<br \/>\nN\u00ebse \u00e7do dite lindin interpretime qe ne nj\u00eb afat kohor te shkurt\u00ebr zhduken ne heshtje edhe ne mungese te ndryshimit te legjislacionit, me siguri stafi institucionit ka nevoje per trajnim sepse do te ishte e pamundur per bizneset te ndiqnin hap pas hapi \u00e7do \u201crisi\u201d interpretuese.<\/p>\n<p>Ne historikun tone te shkurt\u00ebr ne Shqip\u00ebri, kemi treguar qe jemi nj\u00eb studio e hapur plot\u00ebsisht per bashk\u00ebpunim me te gjitha institucionet ose bizneset dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kemi shprehur qarte tek \u00e7do p\u00ebrfaq\u00ebsues i AKU-se apo te MBZHRAU.<\/p>\n<p>Mendojm\u00eb qe artikujt me kritika konstruktive vet\u00ebm ndihmojn\u00eb pun\u00ebn e institucioneve apo mediave dhe jemi gati per \u00e7do ballafaqim, ashtu si kemi bere kur te paret ngrit\u00ebm problemin e\u00a0 Urdh\u00ebrit Nr. 374\/1027 (i cili akoma q\u00ebndron aty dhe pse <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/edirama.al\/videos\/486007002163761\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ish Ministri \u00c7u\u00e7i e deklaroi te kaluar ne 18 korrik 2019)<\/a>, me gjobat ndaj bizneseve ne keqinterpretim te QKL (edhe pse<a href=\"https:\/\/www.eonimpresa.com\/mbi-interpretimet-e-aku-dhe-qkl\/?lang=sq\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> Z. Hetoja u justifikua me \u201casnj\u00eb biznes nuk eshte ankuar\u201d<\/a>) etj. etj.<\/p>\n<p>Ne pritje te zhdukjes edhe te k\u00ebtij interpretimi (mbase nj\u00eb dore e kane dh\u00ebn\u00eb edhe artikujt konstruktiv nga ana studios tone), mbetemi te hapur per \u00e7do konfrontim konstruktiv.<\/p>\n<p><strong>Perditesim:<\/strong> Pas publikimit te ketij artikulli, ne postimet ne mediat sociale zyrtare te AKU te dates 19 korrik 2021 mungon kerkesa e certifikates DDD.<\/p>\n<p><em>&#8220;Gjat\u00eb kontrolleve zyrtare n\u00eb operator\u00ebt e biznesit ushqimor jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 34 masa me paralajm\u00ebrim. K\u00ebto masa jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb kryer rinovim i librez\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb personelit, ambienti \u00ebsht\u00eb i pa sistemuar, p\u00ebrdoret uj\u00eb i pa analizuar dhe p\u00ebr mosrealizim t\u00eb detyrave t\u00eb l\u00ebna n\u00eb inspektimet e m\u00ebparshme.&#8221;<\/em><\/p>\n<p>Do te monitorojme edhe ditet ne vijim nese dhe kesaj radhe, si heret e meparshme (QKL etj.), AKU do te zhduke ne heshtje interpretimin duke lene pezull nje komunikim zyrtar, nje veprim uniformues apo nje qasje te strukturuar aplikimit te sistemit HACCP dhe sherbimit DDD, apo do te kemi nje analize te thelle te faktit qe ajo lloj kerkese ishte nje indikator trashanik i papergatitjes bazike te institucionit ne aplikimin e Udhezimit nr.20\/2011 (HACCP).<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Problemi \u00ebsht\u00eb urgjent: Dikush te trajnoje AKU-ne. Kur Studio EON, e cila ushtron aktivitetin e saj, nder te tjera dhe Sigurin\u00eb Ushqimore, ne Itali dhe ne BE prej vitit 2008, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26553,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[93],"tags":[],"class_list":["post-26300","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26300","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26300"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26300\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26365,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26300\/revisions\/26365"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26553"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26300"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26300"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26300"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}