{"id":26292,"date":"2019-10-30T13:56:37","date_gmt":"2019-10-30T13:56:37","guid":{"rendered":"https:\/\/www.eonimpresa.com\/?p=1403"},"modified":"2026-10-28T20:21:29","modified_gmt":"2026-10-28T20:21:29","slug":"mbi-interpretimet-e-aku-dhe-qkl","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/mbi-interpretimet-e-aku-dhe-qkl\/","title":{"rendered":"Mbi interpretimin e AKU p\u00ebr t\u00eb pajisur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb indiskriminuar, bizneset ushqimore me QKL"},"content":{"rendered":"<p>Nisur nga sinjalizimet e ngritura si shqet\u00ebsim nga disa operatore tregtare, Studio EON n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin profesional t\u00eb interesave t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb saj, vler\u00ebson t\u00eb evidentoj\u00eb, shqet\u00ebsimin mbi keqinterpretimin, keq zbatimin e <strong>pik\u00ebs 19 te VKM Nr. 538, date 26.05.2009<\/strong> \u201cP\u00ebr Licencat dhe Lejet qe Trajtohen nga apo n\u00ebp\u00ebrmjet Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare te Licencimit (Qkl) dhe disa Rregullime te tjera n\u00ebnligjore te P\u00ebrbashk\u00ebta\u201d, e rrjedhimisht pavlefshm\u00ebrin\u00eb absolute e te gjitha veprimeve administrative te nd\u00ebrmarra nga AKU-se mbi pajisjen me Licence nga ana e operatoreve ushqimore.<br \/>\nAktualisht, jemi p\u00ebrpara faktit qe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e administrat\u00ebs publike, me konkretisht punonj\u00ebsit e DRAKU-Tirana, jan\u00eb duke keqinterpretuar gjate procedurave te tyre administrative, parashikimet e VKM-se Nr. 538, te sip\u00ebrcituar, p\u00ebrsa i p\u00ebrket pajisjes me licence te \u00e7do subjekti ushqimor i kategorizuar si \u201cbiznes i madh\u201d.<\/p>\n<p>Me konkretisht, duke marre shkak nga shqet\u00ebsimi i shfaqur nga nj\u00eb subjekt restorant p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u pajisur me QKL nga ana e nj\u00eb trupi inspektues te DRAKU Tirane, me date 12.07.2019 iu drejtuam me k\u00ebrkese p\u00ebr informacion me poste elektronike Drejtoris\u00eb se P\u00ebrgjithshme te AKU-se ne adres\u00ebn zyrtare info@aku.gov.al. Ne m\u00ebnyre me specifike k\u00ebrkesa p\u00ebr informacion p\u00ebrmbante:<br \/>\n<em>&#8220;P\u00ebrsh\u00ebndetje,<\/em><br \/>\n<em>Me ket\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar qart\u00ebsim n\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00ebn nga ana e nj\u00eb trupe inspektuese t\u00eb DRAKU Tiran\u00eb q\u00eb subjekti restorant t\u00eb pajiset me QKL. K\u00ebrkojm\u00eb informacion n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e sakte kjo k\u00ebrkese dhe kujt legjislacioni duhet ti referohemi. Duke ju uruar Pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, mbetemi n\u00eb pritje.&#8221;<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 16\/07\/2019, Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit ka kthyer p\u00ebrgjigje zyrtare n\u00eb rrug\u00eb elektronike duke u shprehur nd\u00ebr t\u00eb tjera se;<br \/>\n<em>&#8220;Pershendetje,<\/em><br \/>\n<em>Lidhur me kerkesen tuaj ne lidhje me legjislacionin qe duhet t&#8217;i referoheni per T&#8217;u paisur me licence, Ju informojme se:<\/em><br \/>\n<em>Legjislacioni eshte:<\/em><br \/>\n<em>\u2014 Ligji Nr. 9863, date 28.01.2008 \u201cPer Ushqimin\u201d i ndryshuar,<\/em><br \/>\n<em>\u2014 Ligji Nr.10081, date 23.02.2009 \u201cPer Li\u00e7encat, Autorizimet dhe Lejet ne Republiken e Shqiperise\u201d i ndryshuar<\/em><br \/>\n<em>\u2014 VKM-ne Nr. 538, date 26.05.2009 \u201cPer li\u00e7encat dhe lejet qe trajtohen nga apo nepermjet QKB dhe disa rregullave te tjera nenligjore te perbashketa\u201d e ndryshuar, per li\u00e7encat e grupit te trete (qe i perkasin AKU-se); Fusha II, Ushqimi dhe Shendeti, kategoria II.I, Prodhimi dhe\/ose tregtimi i ushqimeve.<\/em><br \/>\n<em>Bazuar ne Ligjin Nr.10081, date 23.02.2009 \u201cPer Li\u00e7encat, Autorizimet dhe Lejet ne Republiken e Shqiperise\u201d i ndryshuar, Ligjin Nr. 9863, date 28.01.2008 \u201cPer Ushqimin\u201d i ndryshuar, VKM-ne Nr. 538, date 26.05.2009 \u201cPer li\u00e7encat dhe lejet qe trajtohen nga apo nepermjet QKB dhe disa rregullave te tjera nenligjore te perbashketa\u201d e ndryshuar, per li\u00e7encat e grupit te trete (qe i perkasin AKU-se); Fusha II, Ushqimi dhe Shendeti, kategoria II.I, Prodhimi dhe\/ose tregtimi i ushqimeve, pika 19 e kesaj VKM citon se: subjektet qe kryejne veprimtari me pakice lidhur me nenkategorite A dhe B e qe kupton subjektet e regjistruara si pagues te takses vendore mbi biznesin e vogel nuk licencohen. Keto subjekte jane te detyruara te njoftojne autoritetet e permendura si institucion tjeter lidhur me nenkategorite A dhe B per vendin e kryerjes se aktivitetit dhe natyren e tij jo me vone se 30 dite nga fillimi i veprimtarise me pakice.<\/em><br \/>\n<em><strong>Nese subjekti nuk eshte biznes i vogel atehere referuar legjislacionit ne fuqi duhet te licencohet<\/strong>,<\/em><br \/>\n<em>Pune te mbare.&#8221;<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja shfaq qart\u00eb ne pjes\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb saj zyrtare, interpretimin nga ana e AKU-s\u00eb. <strong>Ajo q\u00eb konstatohet \u00ebsht\u00eb qe ky interpretim \u00ebsht\u00eb ne kund\u00ebrshtim me parashikimet ligjore te akteve normative ne fuqi dhe n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb kompetencave t\u00eb k\u00ebtij institucioni, dhe si rrjedhoje veprimet administrative te nd\u00ebrmarra jan\u00eb \u201cvesuara\u201d.<\/strong><br \/>\nStudio EON, me nj\u00eb eksperienc\u00eb shum\u00eb vje\u00e7are n\u00eb fush\u00ebn e konsulenc\u00ebs ne Sistemet e Integruara QHSE, pra Quality\/Kualitet, Health\/Sh\u00ebndet, Safety\/Siguri, Environment\/Mjedis (nder te tjera dhe siguris\u00eb ushqimore) ne Republik\u00ebn e Italis\u00eb, hap\u00ebsir\u00ebn e Bashkimit Evropian por edhe ne Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, evidenton faktin dhe ngre shqet\u00ebsimin se ky interpretim, dhe aktet administrative sanksionuese te nd\u00ebrmarra nga trupat inspektuese te AKU-se, jan\u00eb veprime administrative absolutisht te pavlefshme dhe te marra ne kund\u00ebrshtim me dispozitat urdh\u00ebruese te Ligjit Nr. 10081, date 23.02.2009 \u201cP\u00ebr licencat, autorizimet dhe lejet ne Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d i ndryshuar, neni 5\/1, neni 6\/a, neni 8\/1; VKM Nr. 538, date 26.05.2009 \u201cP\u00ebr Licencat dhe Lejet qe trajtohen nga apo n\u00ebp\u00ebrmjet Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare Te Licencimit (QKL) dhe disa rregullime te tjera n\u00ebnligjore te p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d, FUSHA II, KATEGORIA II.1, Pika 2; si dhe Udh\u00ebzimin Nr. 655\/1, date 06.02.2007 \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e uniformitetit te standardeve procedurale dhe te raportimit te sistemit te taksave vendore\u201d, Pika 3.3.<\/p>\n<p>PARASHIKIMET LIGJORE TE AKTEVE NORMATIVE NE FUQI DHE INTERPRETIMI I TYRE.<br \/>\nAkti normativ qe i \u00ebsht\u00eb referuar AKU si baze ligjore ne p\u00ebrgjigjen e dh\u00ebne me poste elektronike \u00ebsht\u00eb VKM Nr. 538, date 26.05.2009 \u201cP\u00ebr Licencat dhe Lejet qe trajtohen nga apo n\u00ebp\u00ebrmjet Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare Te Licencimit (QKL).<br \/>\nN\u00ebse do ti referohemi k\u00ebtij akti normativ, konstatojm\u00eb se n\u00eb p\u00ebrmbajtje te k\u00ebsaj VKM-je, Fusha II \u201cUshqimi dhe Sh\u00ebndeti\u201d, Kategoria II.1 \u201cProdhim dhe\/ose Tregtim i Ushqimeve\u201d, I. \u201cNdarja e Kategoris\u00eb dhe Rregulla te P\u00ebrgjithshme\u201d, Pika 2, parashikohet me konkretisht se: 2. Kjo licence ndahet ne k\u00ebto n\u00ebnkategori:<br \/>\na) \u201cProdhim, p\u00ebrpunim e shp\u00ebrndarje me shumice e ushqimeve\u201d, me kodin II.1.A;<br \/>\nb) \u201cShitje me shumice e ushqimeve me origjine shtazore (p\u00ebr njer\u00ebz)\u201d, me kodin II.1B;<br \/>\nc) \u201cProdhimi primar me shumice\u201d, me kodin II.1.C;<br \/>\nRezulton qe akti normativ i nxjerre nga K\u00ebshilli Ministrave dhe qe \u00ebsht\u00eb objekt shqyrtimi rregullon nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie konkrete te posa\u00e7me, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje specifike dhe qe u kund\u00ebr drejtohet nj\u00eb grupi te caktuar subjektesh, pik\u00ebrisht te gjith\u00eb subjekteve tregtare qe prodhojn\u00eb, p\u00ebrpunojn\u00eb, shp\u00ebrndajn\u00eb, shesin etj. me shumice produkte ushqimore.<br \/>\nSa me sip\u00ebr, kriter ligjor p\u00ebr tu pajisur me licence sipas parashikimeve te sip\u00ebrcituara \u00ebsht\u00eb prodhimi, p\u00ebrpunimi, shp\u00ebrndarja, shitja etj. e produkteve ushqimore nga subjektet tregtare.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu ne piken 19 VKM Nr. 538, date 26.05.2009 \u201cP\u00ebr Licencat dhe Lejet qe trajtohen nga apo n\u00ebp\u00ebrmjet Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare Te Licencimit (QKL) \u00ebsht\u00eb parashikuar se:<br \/>\nV. DISPOZITA TRANZITORE DHE TE FUNDIT, DATA E FILLIMIT TE LICENCIMIT SIPAS KETIJ VENDIMI<br \/>\n19. Subjektet qe kryejn\u00eb veprimtari me pakice lidhur me n\u00ebnkategorit\u00eb A dhe B e qe kupton subjektet e regjistruara si pagues te taks\u00ebs vendore mbi biznesin e vog\u00ebl nuk licencohen. K\u00ebto subjekte jan\u00eb te detyruara te njoftojn\u00eb autoritetet e p\u00ebrmendura si institucion tjet\u00ebr lidhur me n\u00ebnkategorit\u00eb A dhe B p\u00ebr vendin e kryerjes se aktivitetit dhe natyr\u00ebn e tij jo me vone se 30 dite nga fillimi i veprimtaris\u00eb me pakice.<br \/>\nNe interpretim literal por dhe teleologjik (q\u00ebllimor) te k\u00ebsaj dispozite konstatojm\u00eb se K\u00ebshilli i Ministrave ka parashikuar faktin se subjektet qe kryejn\u00eb veprimtari me pakice lidhur me n\u00ebnkategorit\u00eb A dhe B e qe kupton subjektet e regjistruara si pagues te taks\u00ebs vendore mbi biznesin e vog\u00ebl nuk licencohen, por ky fakt nuk do te thot\u00eb qe subjektet qe kryejn\u00eb veprimtari me pakice lidhur me n\u00ebnkategorit\u00eb A dhe B e qe kupton subjektet e cil\u00ebsuara si biznese te m\u00ebdha duhet te licencohen.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb parashikimi ligjor apo n\u00ebnligjor qe i referohet AKU ne vler\u00ebsimin qe operatoret ushqimore qe prodhojn\u00eb, tregtojn\u00eb produkte ushqimore me pakice por qe vler\u00ebsohen nga akte te tjera normative si biznese te m\u00ebdha duhet te pajisen me licence?<br \/>\nAkti normativ objekt i k\u00ebsaj k\u00ebrkese, VKM Nr. 538, date 26.05.2009 \u201cP\u00ebr Licencat dhe Lejet qe trajtohen nga apo n\u00ebp\u00ebrmjet Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare Te Licencimit (QKL), nuk e ka te parashikuar ne asnj\u00eb dispozite te saj, detyrimin qe kane operatoret ushqimore qe prodhojn\u00eb, tregtojn\u00eb produkte ushqimore me pakice por qe vler\u00ebsohen si biznese te m\u00ebdha p\u00ebr efekt te xhiros vjetore te pajisen me licence specifike.<br \/>\nP\u00ebr ket\u00eb arsye ngrem\u00eb shqet\u00ebsimin qe AKU aktualisht \u00ebsht\u00eb duke keqinterpretuar dispozitat e sip\u00ebrcituara pasi Pika 2, fusha II \u201cUshqimi dhe Sh\u00ebndeti\u201d, Kategoria II.1 \u201cProdhim dhe\/ose Tregtim i Ushqimeve\u201d, I. \u201cNdarja e Kategoris\u00eb dhe Rregulla te P\u00ebrgjithshme\u201d, ka te parashikuar vet\u00ebm faktin se me licence duhet te pajisen vet\u00ebm operatoret qe prodhojn\u00eb, p\u00ebrpunojn\u00eb, apo shp\u00ebrndajn\u00eb me shumice produktet ushqimore.<br \/>\n<strong>P\u00ebrsa i p\u00ebrket prodhimit, p\u00ebrpunimit, apo shp\u00ebrndarjes me pakice te produkteve ushqimore ne Udh\u00ebzimin e MF&amp;MB 655\/1, date 06.02.2007 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se:<\/strong><br \/>\n<strong>\u201c3.3 Kategorizimi i bizneseve Ne grupin \u201cshitje me pakice\u201d p\u00ebrfshihen te gjitha pikat fikse (dyqanet, nj\u00ebsite, barakat etj.) te tregtimit te mallrave te ndryshme me pakice. [&#8230;] Gjithashtu ne grupin \u201cshitje me pakice\u201d hyjn\u00eb edhe nj\u00ebsite e ushqimit social, si: restorante, fast-food, bar-bufe, disko, kafe-internet, pub e te tjera te ngjashme me to.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Ne ket\u00eb udh\u00ebzim qe sh\u00ebrben si akt i detyruesh\u00ebm p\u00ebr tu zbatuar nga ana e AKU p\u00ebrcaktohet se restorantet fast-food, bar-bufe, disko, kafe-internet, pub e te tjera te ngjashme me to klasifikohen si biznese me \u201cshitje me pakice\u201d.<br \/>\nPra, nga citimi dhe interpretimi i dispozitave te sip\u00ebrcituara arrijm\u00eb ne konkluzionin ligjor se K\u00ebshilli i Ministrave ne vendimin e saj, nuk ka parashikuar se operatoret tregtar\u00eb restorantet, fast-food, bar-bufe, disko, kafe-internet, pub e te tjera te ngjashme me to, qe vler\u00ebsohen si biznese te m\u00ebdha p\u00ebr efekt te xhiros vjetore duhet te pajisen me licence.<br \/>\nNe k\u00ebto kushte vler\u00ebsojm\u00eb se AKU duke keqinterpretuar dispozitat e VKM Nr. 538, date 26.05.2009 \u201cP\u00ebr Licencat dhe Lejet qe trajtohen nga apo n\u00ebp\u00ebrmjet Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare Te Licencimit (QKL), \u00ebsht\u00eb duke tejkaluar kompetencat e saj te parashikuara nga ligji specifik dhe aktet e tjera normative ne fuqi qe normojn\u00eb kompetencat e saj.<br \/>\nP\u00ebr ket\u00eb arsye. ju drejtohemi me ket\u00eb k\u00ebrkese, si institucioni p\u00ebrkat\u00ebs, p\u00ebr interpretimin e pik\u00ebs 19 te VKM Nr. 538, date 26.05.2009 \u201cP\u00ebr Licencat dhe Lejet qe trajtohen nga apo n\u00ebp\u00ebrmjet Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare Te Licencimit (QKL), duke qene se p\u00ebr operatoret ushqimore si restorantet fast-food, bar-bufe, disko, kafe-internet, pub e te tjera te ngjashme me to qe tregtojn\u00eb produkte me pakice por qe ne baze te xhiros vjetore vler\u00ebsohen si biznese te m\u00ebdha, nuk parashikohet te pajisen me licence.<br \/>\nPROBLEMATIKAT IMPAKTUESE PER TREGUN USHQIMOR ME PAKICE<br \/>\nPasi analizuam problematikat ligjore qe shfaq interpretimi i AKU-se, kemi vler\u00ebsuar te ndalemi e te parashtrojm\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb teknike qe hasen ne treg si dhe impaktin e d\u00ebmsh\u00ebm qe kjo praktike administrative e AKU-se ka krijuar ndaj subjekteve te sektorit ushqimor me pakice. Konkretisht \u00e7far\u00eb problematikash hap ky interpretim i AKU dhe pse legjislatori e ka ligj\u00ebruar ndryshe.<br \/>\nPo te shohim konkretisht kriteret e posa\u00e7me qe aplikohen p\u00ebr t\u2019u pajisur me licence ne VKM Nr.538, date 26.05.2009, Fusha II, Kategoria II.1, II. Licencimi i Veprimtarive te N\u00ebnkategoris\u00eb II.1.A, Tabela 1, v\u00ebrejm\u00eb figur\u00ebn e drejtuesit teknik, qe me interpretimin e AKU-se do te ishte risi p\u00ebr jo vet\u00ebm legjislacionet e rajonit, por edhe ato bot\u00ebrore.<br \/>\nMe konkretisht, sipas AKU \u00e7do restorant, bar-bufe, fast-food, kafe-internet etj., qe \u00ebsht\u00eb i regjistruar si pagues te taks\u00ebs vendore mbi biznesin e madh (fakt i lehte p\u00ebr t\u2019u arritur ne rastet kur nj\u00eb subjekt \u00ebsht\u00eb pjese e te nj\u00ebjtit NUIS me subjekte te tjera, dhe qe kalojn\u00eb faturimin vjetor prej 8 milion\u00eb lek\u00ebsh), <strong>duhet te ket\u00eb brenda tij nj\u00eb drejtues teknik i cili nuk lidhet me rolin apo profesionin ne shkencat ushqimore por thjesht me interpretimin e Autoritetit Komb\u00ebtar te Ushqimit nga ana ekskluzivisht tatimore dhe aspak me menaxhimin e riskut n\u00eb fush\u00ebn e ushqimeve dhe ushqimeve p\u00ebr kafsh\u00eb (i cili deri n\u00eb dit\u00ebn e sotshme \u00ebsht\u00eb funksioni primar i AKU-s\u00eb, duke i l\u00ebn\u00eb funksionin e interpretimit tatimor Ministris\u00eb s\u00eb Financave)<\/strong>.<\/p>\n<p>Studio EON ka nisur procedurat p\u00ebr t\u00eb bllokuar k\u00ebt\u00eb abuzim interpretativ q\u00eb nuk ka asnj\u00eb mb\u00ebshtetje ligjore apo shkencore, dhe q\u00eb shfaq duksh\u00ebm jo-profesionalitetin e institucionit t\u00eb cilit i besohet analiza e riskut ushqimor (se \u00e7far\u00eb risku shfaq nje bar-kafe apo nj\u00eb restorant p\u00ebr tu pajisur me nj\u00eb drejtues teknik si nj\u00eb fabrik\u00eb prodhimi, akoma nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb).<br \/>\nPajisja e nj\u00eb subjekti t\u00eb till\u00eb me drejtues teknik \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb mur n\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb ishim t\u00eb detyruar t\u00eb marim\u00a0nj\u00eb arkitekt. Ky \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb absurditet logjik por eshte shkencor.<br \/>\nShpresojm\u00eb\u00a0 q\u00eb\u00a0 ndryshimi n\u00eb\u00a0 krye t\u00eb\u00a0 AKU-s\u00eb\u00a0 t\u00eb\u00a0 sjell\u00eb\u00a0 nj\u00ebfar\u00eb\u00a0 profesionalizimi t\u00eb\u00a0 t\u00eb\u00a0 gjith\u00eb\u00a0 struktur\u00ebs, nd\u00ebrsa mbetemi n\u00eb\u00a0 pritj\u00eb\u00a0 q\u00eb\u00a0 institucioni t\u00eb qart\u00ebsohet, jemi t\u00eb\u00a0 detyruar t\u00eb\u00a0 denoncojm\u00eb, n\u00eb\u00a0 mbrojtje t\u00eb\u00a0 klient\u00ebve tan\u00eb, \u00e7do inspektor t\u00eb\u00a0 AKU-s\u00eb\u00a0 q\u00eb\u00a0 zbaton k\u00ebt\u00eb\u00a0 interpretim absurd.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti Studio EON &amp; Avv. Elis Bilali<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nisur nga sinjalizimet e ngritura si shqet\u00ebsim nga disa operatore tregtare, Studio EON n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin profesional t\u00eb interesave t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb saj, vler\u00ebson t\u00eb evidentoj\u00eb, shqet\u00ebsimin mbi keqinterpretimin, keq zbatimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26566,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[97],"tags":[],"class_list":["post-26292","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-siguria-ushqimore-haccp"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26292","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26292"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26292\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27673,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26292\/revisions\/27673"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26566"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26292"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26292"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26292"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}