{"id":26291,"date":"2019-10-28T11:20:42","date_gmt":"2019-10-28T11:20:42","guid":{"rendered":"https:\/\/www.eonimpresa.com\/?p=1363"},"modified":"2026-10-28T20:21:30","modified_gmt":"2026-10-28T20:21:30","slug":"kontroll-faktesh-mbi-sigurine-ushqimore-ne-wake-up","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/kontroll-faktesh-mbi-sigurine-ushqimore-ne-wake-up\/","title":{"rendered":"Kontroll faktesh mbi sigurin\u00eb ushqimore n\u00eb Wake Up"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb dat\u00eb 25 tetor n\u00eb emisionin Wake Up (Top-Channel) ishte e ftuar dietologia Blerina Bombaj e cila shprehu disa mendime mbi sigurin\u00eb ushqimore, kryesisht u fol p\u00ebr produktet e destinuara f\u00ebmij\u00ebve por tematika prek nga af\u00ebr t\u00eb gjitha produktet ushqimore. Opinionet e shprehura nga dietologia na lan\u00eb disi t\u00eb habitur sepse ishin totalisht t\u00eb gabuara, dhe t\u00eb renditura nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs dhan\u00eb nj\u00eb dezinformim total mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb kaq delikate. Si her\u00eb t\u00eb tjera kur jemi hasur me situata t\u00eb tilla dezinformuese (<a href=\"https:\/\/www.eonimpresa.com\/mbi-mishin-e-fresket-dhe-lajmet-e-gabuara-ne-media\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.eonimpresa.com\/mbi-mishin-e-fresket-dhe-lajmet-e-gabuara-ne-media<\/a>) vendos\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb ballafaqim mes asaj q\u00eb u tha gjat\u00eb emisionit dhe asaj q\u00eb rezulton n\u00eb praktik\u00eb dhe legjislacion.<\/p>\n<p>Si studio q\u00eb merret me normativat e siguris\u00eb ushqimore, kemi p\u00ebrg\u00ebzuar gjithmon\u00eb emisionet q\u00eb trajtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb kaq delikate n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nShpesh her\u00eb jemi gjendur dakord me argumentet e p\u00ebrdorur nga fol\u00ebsit dhe shpeshher\u00eb kemi gjetur mang\u00ebsi t\u00eb theksuara t\u00eb njohuris\u00eb s\u00eb sektorit.<br \/>\nMang\u00ebsia m\u00eb e madhe kur flitet p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore, dhe q\u00eb na b\u00ebn habi kur shohim k\u00ebto lloj emisionesh, \u00ebsht\u00eb mungesa totale e trajtimit t\u00eb tem\u00ebs s\u00eb sistemit HACCP. Si mund t\u00eb flitet p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore n\u00eb vend pa p\u00ebrmendur Udh\u00ebzimin nr.20 t\u00eb dat\u00ebs 25 n\u00ebntor 2010, \u00ebsht\u00eb akoma mister. (rikujtojm\u00eb q\u00eb HACCP \u00ebsht\u00eb sistemi q\u00eb \u201crregullon\u201d sigurin\u00eb ushqimore, n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do operator t\u00eb sektorit ushqimor nga Udh\u00ebzimi nr. 20 i dat\u00ebs 25.11.2010)<\/p>\n<p>Fillojm\u00eb me kontrollin e fakteve(fact-checking) me pasakt\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, ku dietologia shprehet n\u00eb minut\u00ebn e 46:00 se \u201c\u2026 tani po hyjn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb saj t\u00eb ushqimeve t\u00eb p\u00ebrpunuara. Problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk ka kontroll, d.m.th. edhe n\u00eb Amerik\u00eb, edhe n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb zhvilluara, nuk mundet q\u00eb \u00e7do ushqim q\u00eb hidhet n\u00eb treg t\u00eb merret dhe t\u00eb kontrollohet p\u00ebr gjith\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e tij. Pra kontrolli \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, p\u00ebr pjes\u00ebn e k\u00ebtyre metaleve t\u00eb r\u00ebnda sidomos, sepse mund t\u00eb b\u00ebhen kontrolle p\u00ebr pesticidet, mund t\u00eb b\u00ebhen kontrolle gjat\u00eb prodhimit, gjat\u00eb trajtimit, por se \u00e7far\u00eb merr nga toka ushqimi [\u2026] \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb kesh njohuri, dijeni p\u00ebr \u00e7do ushqim q\u00eb gjendet n\u00eb raft, n\u00eb bot\u00eb, se \u00e7far\u00eb p\u00ebrmban\u2026 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sasi shume e madhe ushqimesh, e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr \u00e7do lloj laboratori n\u00eb \u00e7do lloj vendi t\u00eb bot\u00ebs t\u00eb zhvilluar. Mungojn\u00eb k\u00ebto kontrolle\u2026\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebto argumente t\u00eb zonj\u00ebs Bomba shprehin qart\u00eb mos diturin\u00eb e saj se si funksionon Siguria Ushqimore dhe se si jan\u00eb t\u00eb normuara kontrollet.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb bota e zhvilluar nuk ka aft\u00ebsi t\u00eb ket\u00eb dijeni p\u00ebr situat\u00ebn e siguris\u00eb ushqimore. Kontrollet nuk b\u00ebhen p\u00ebr \u00e7do produkt ushqimor, as normativat bot\u00ebrore dhe as sistemet si HACCP nuk e parashikojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin, si tha edhe dietologia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pamundur ky lloj kontrolli, por edhe sepse \u00ebsht\u00eb i panevojsh\u00ebm.<br \/>\nPse nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb kontrollojm\u00eb \u00e7do produkt? Sepse do t\u00eb ishte nj\u00ebsoj sikur t\u00eb shkonim t\u00eb b\u00ebnim analizat p\u00ebrdit\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs ton\u00eb, edhe kur nuk kemi asnj\u00eb s\u00ebmundje. Praktikisht koh\u00eb e humbur.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, do t\u00eb ishte dhe e padobishme t\u00eb analizonim k\u00ebto produkte, p\u00ebr faktin q\u00eb kontaminimi mund t\u00eb lind\u00eb edhe n\u00eb frigoriferin e konsumatorit. Produktet ushqimore mund t\u00eb kontaminohen n\u00eb \u00e7do \u00e7ast, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt sistemi HACCP \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm.<br \/>\nHACCP \u00ebsht\u00eb sistemi q\u00eb analizon rreziqet q\u00eb i kanosen t\u00eb gjitha produkteve ushqimore.<br \/>\nPra, nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb analizohen gjith\u00eb produktet por mjafton t\u00eb analizohen situatat ose faktor\u00ebt e rrezikut (n\u00eb fund t\u00eb artikullit do t\u00eb rimarrim shpjegimin se si funksionon monitorimi dhe kontrollet).<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr arsenikun nuk ka limit sigurie\u2026\u201d shprehet Znj. Bombaj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rregullorja BE 1006\/2015 p\u00ebrkufizon limitet e arsenikut n\u00eb ushqimet q\u00eb konsiderohen m\u00eb t\u00eb pasura me t\u00eb. Pra kemi nj\u00eb Rregullore t\u00eb posa\u00e7me vet\u00ebm p\u00ebr arsenikun.<\/p>\n<p>N\u00eb minut\u00ebn e 55:00 flitet p\u00ebr faktin se as produktet e certifikuara \u201cBIO\u201d nuk na shp\u00ebtojn\u00eb nga rreziku i metaleve t\u00eb r\u00ebnda.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e v\u00ebrtet\u00eb, sepse kontaminant\u00ebt kryesore t\u00eb tok\u00ebs jan\u00eb pik\u00ebrisht pesticidet q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb bujq\u00ebsin\u00eb industriale.<br \/>\nPor m\u00eb pas dietologia gabon kur shprehet se \u201c\u2026 nj\u00eb prodhim BIO nuk e ka n\u00eb kriteret e tij q\u00eb toka t\u00eb jet\u00eb pa metale t\u00eb r\u00ebnda, por e ka me kriter q\u00eb toka t\u00eb jet\u00eb JO e p\u00ebrdorur me pesticide, kaq.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb artikullin mbi BIO-n q\u00eb mund t\u00eb lexoni n\u00eb Website-n ton\u00eb, shprehet qart\u00eb q\u00eb ideja e shum\u00eb p\u00ebrhapur se bujq\u00ebsia BIO b\u00ebhet pa pesticide \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb legjend\u00eb urbane:<br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.eonimpresa.com\/disa-pyetje-pergjigje-mbi-bio-n\/?lang=sq\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.eonimpresa.com\/disa-pyetje-pergjigje-mbi-bio-n\/?lang=sq<\/a><\/p>\n<p>Dhe ja nj\u00eb liste pesticidesh q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb BIO (jan\u00eb plot 7 faqe):<br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.fitosanitario.pc.it\/files\/9814\/1206\/2830\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.fitosanitario.pc.it\/files\/9814\/1206\/2830<\/a><\/p>\n<p>P\u00ebrpos faktit q\u00eb as bujq\u00ebsia BIO nuk i shp\u00ebton kontaminimit me metale t\u00eb r\u00ebnda, mund t\u00eb themi pa mund\u00ebsi kund\u00ebrshtimi q\u00eb n\u00eb emisionin Wake Up t\u00eb dat\u00ebs 25 tetor, u ndodh\u00ebm p\u00ebrpara 10-15minutash dezinformim mbi kontaminuesit ushqimor\u00eb, sigurin\u00eb e produkteve ushqimore si dhe protokollet e kontrolleve p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb ushqim t\u00eb sigurt\u00eb si p\u00ebr te sapolindurit, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt por edhe p\u00ebr moshat e rritura.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket monitorimit dhe kontrolleve, \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb dikush jo i sektorit mos t\u00eb dij\u00eb se si funksionojn\u00eb, sepse p\u00ebr ti kuptuar duhet nj\u00eb njohuri shume e mir\u00eb e sistemit HACCP.<br \/>\n\u00c7do shtet i p\u00ebrparuar ka nj\u00eb plan vjetor p\u00ebr provat nd\u00ebr laboratorike. Prova q\u00eb konsistojn\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e disa mostrave q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb element\u00eb kimik\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat Rregullorja KE 1881\/2006 (dhe ndryshimet e saj me Rregulloret BE 1005\/2015, 1006\/2015 etj.) vendos kufijt\u00eb maksimal (arseniku inorganik, kadmiumi, plumbi, merkuri, kallaji inorganik).<\/p>\n<p>Jemi shum\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb dietologia e njeh shum\u00eb mir\u00eb profesionin e saj, por ka informacion t\u00eb cunguar mbi sigurin\u00eb ushqimore. Na vjen keq q\u00eb shpesh her\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjendemi para profesionist\u00ebve t\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb flasin n\u00eb rubrika televizive apo radiofonike, duke gabuar \u00e7do gj\u00eb t\u00eb mundshme, mbi nj\u00eb tematik\u00eb kaq delikate si \u00ebsht\u00eb ajo e siguris\u00eb ushqimore.<\/p>\n<p>Do t\u00eb d\u00ebshironim q\u00eb drejtuesit e programeve me k\u00ebt\u00eb tematik\u00eb t\u00eb ftonin t\u00eb flisnin njer\u00ebz t\u00eb fush\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebrndryshe do vazhdojn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb veten p\u00ebrpara shum\u00eb pasakt\u00ebsive q\u00eb prekin nga af\u00ebr dhe ata.<br \/>\nProfesionist\u00eb mbi proceset laboratorike nuk i mungojn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, as konsulent\u00eb t\u00eb siguris\u00eb ushqimore q\u00eb njohin nga af\u00ebr praktikat e mira t\u00eb prodhimit, praktikat e mira t\u00eb higjien\u00ebs dhe sistemin HACCP.<\/p>\n<p>P.S.<br \/>\nHACCP nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi sistem q\u00eb analizon rreziqet ushqimore, por ne e p\u00ebrmendim gjithmon\u00eb p\u00ebr disa faktor\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>\u00cbsht\u00eb detyrim ligjor n\u00eb BE (por edhe n\u00eb shumic\u00ebn e vende t\u00eb tjera t\u00eb globit) me <em>Rregulloren KE 852\/2004<\/em><em>, <\/em>i aktualizuar n\u00eb Shqip\u00ebri me <em>Udh\u00ebzimin nr. 20 t\u00eb dat\u00ebs 25 n\u00ebntor 2010<\/em>.<\/li>\n<li>\u00cbsht\u00eb sistemi q\u00eb rregullon \u00e7do faz\u00eb t\u00eb produktit ushqimor nga l\u00ebnda e par\u00eb dhe deri tek konsumatori; pra <em><strong>importin, eksportin,<\/strong> prodhimin, transportin, ruajtjen (magazinimin), p\u00ebrpunimin, shitjen apo furnizimin e produkteve ushqimore.<\/em> <strong>Nga eksperienca jon\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kjo pik\u00eb akoma nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb as p\u00ebr shum\u00eb inspektor\u00eb t\u00eb AKU-s\u00eb (t\u00eb ndodhur n\u00eb PIK, n\u00eb terren, apo n\u00eb institucion), as p\u00ebr Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb, as p\u00ebr shum\u00eb (n\u00eb mos totalisht) Biznese t\u00eb Sektorit Ushqimor, as p\u00ebr shum\u00eb student\u00eb t\u00eb UBT apo universiteteve t\u00eb tjera analoge dhe as p\u00ebr institucionet q\u00eb kan\u00eb lidhje t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb me ushqimin si Drejtoria e Prokurimeve. Mendojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb e gjer\u00eb sensibilizuese nga ana MBZHRAU do t\u00eb ishte e domosdoshme.<\/strong><\/li>\n<li>\u00cbsht\u00eb sistemi q\u00eb ndihmon operator\u00ebt ushqimor\u00eb t\u00eb ulin kostot, t\u00eb rrisin cil\u00ebsin\u00eb, eksportin etj.<br \/>\nKa nuanc\u00ebn e detyrimit t\u00eb kot\u00eb, duke u ngat\u00ebrruar shpesh me vet\u00ebm dokumentin e manualit, por kryesisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb d\u00ebshiron ti hyj\u00eb biznesit ushqimor p\u00ebr arsyen se ruan sh\u00ebndetin e konsumatorit (i cili shpesh p\u00ebrkon me vet\u00eb operatorin dhe me familjar\u00ebt e tij) dhe prek n\u00eb m\u00ebnyre direkte buxhetin e \u00e7do shteti (por dhe \u00e7do konsumatori) p\u00ebr mjek\u00ebsin\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Burimi: <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=Oc5dgHe_2yA&amp;t=3000s\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Wake Up i dat\u00ebs 25 tetor 2019<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb dat\u00eb 25 tetor n\u00eb emisionin Wake Up (Top-Channel) ishte e ftuar dietologia Blerina Bombaj e cila shprehu disa mendime mbi sigurin\u00eb ushqimore, kryesisht u fol p\u00ebr produktet e destinuara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26567,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[97],"tags":[],"class_list":["post-26291","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-siguria-ushqimore-haccp"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26291","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26291"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26291\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27674,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26291\/revisions\/27674"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26567"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26291"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26291"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/eonimpresa.albaniainsight.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26291"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}